Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante sot.
Në Suharekë, Ballkani dhe Drita pritet të zhvillojnë një ndeshje shumë të rivalizuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Ilir Dajës tashmë është shumë pranë titullit kampion, atje ku me dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme, do të shpallet kampion. Në anën tjetër, Drita kërkon pikët e plota pas dështimit të Gjilanit, ku do të pozicionohej në vendin e dytë me 58 pikë.
Ndeshja mes Malishevës dhe Llapit poashtu zhvillohet sot. Skuadra e Arsim Thaçit është momentalisht në pozitën që dërgon në barazh dhe është e ‘detyruar’ për fitore.
Llapi, momentalisht në pozitën e katërt, ka 5 pikë më pak se Gjilanit i vendit të tretë dhe me një fitore do të futej në garë për një pozitë që dërgon në UEFA Conference League.
Të dy takimet zhvillohen në ora 15:00.
/GazetaBlic Sport/


