Sporti

Trajneri Sylvinho refuzon të komentojë organizimin e përbashkët të Evropianit mes Shqipërisë dhe Serbisë

10/04/2024 11:46
nga:Mergim Rreci

Trajneri Sylvinho nuk ka pranuar të komentojë çështjen e organizimit të përbashkët të Kampionatit Evropian për U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ai tha se nuk i takon atij të jap komente të tilla, sepse është një çështje e veçantë që nuk i përket, pra nuk është një çështje trajneri, transmeton GazetaBlic Sport.

“Është e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/