Superliga e Kosovës e vazhdon aktivitetin e saj sot.
Në program është një ndeshje shumë interesante dhe pritet rivalitet i madh në mes Arbërisë dhe Trepçës ’89, shkruan GazetaBlic.
Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë maksimale për shkak se luftojnë për ta siguruar statusin e mbijetesës.
Këto dy skuadra do të takohen sot për herë të katërt dhe sërish në një stadium ndryshe, këtë herë në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, aty ku skuadra nga Dobraja po i zhvillon ndeshjet si vendas.
Bazuar në pesë ndeshjet e fundit, Trepça ’89 dhe Arbëria kanë pothuajse formë të ngjajshme.
Të dy skuadrat nuk kanë fituar në pesë ndeshjet e fundit. Trepça ’89 ka një barazim dhe katër humbje nga pesë ndeshje.

Arbëria në anën tjetër nga pesë ndeshje, ka dy barazime dhe tre humbje.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot në ndeshjen që fillon nga ora 15;00.
/GazetaBlic/


