Lajme

IHMK: Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut e kanë rënduar gjendjen në vend

01/10/2026 19:16
nga:Y I

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjendja hidrometeorologjike në vend është rënduar ndjeshëm ditëve të fundit si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe shkrirjes së borës.

Sipas IHMK-së, gjatë periudhës 8–10 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht mbi 41 milimetra reshje për metër katror, ndërsa në disa rajone sasia e reshjeve ka qenë dukshëm më e lartë.

Reshje të konsiderueshme janë regjistruar në rajonet e Dukagjinit dhe Anamoravës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e niveleve të lumenjve.

Kosova edhe sot është përballur me reshje të shiut, teksa Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paraparë që më vonë gjatë ditës, me uljen e temperaturave, të ketë edhe reshje bore.

Njoftimi i plotë:

Nga: 08/01/2026 e deri më datë 10/01/2026, 00:00, mesatarisht në territorin e Republikës së

Kosovës kanë rënë.41.3 mm (l/m2 )

Gjenda e niveleve në lumenj gjatë 24h:

-Pellgu i Drinit të Bardhë: Shumica e rrjedhave, janë duke pësuar lëkundje, në varësi të reshjeve dhe shkrirjes së borës sidomos në viset malore, por krahasuar me ditët paraprake shumica prej

tyre janë nën kuotat e tyre maksimale.

-Pellgu i Ibrit: Shumica e lumenjve në ulje të lehtë, pos atyre me karakter malorë të cilët janë më

të ndikuar nga reshjet e shiut dhe shkrirja e borës në viset më të larta.

-Pellgu i Moravës së Binçës: Morava aktualisht është nën kuotën e sajë maksimale, por si pasojë

e shkrirjes së shpejtë të borës dhe reshjeve të shiut, ka tendenca të ngritjes

– Pellgu i Lepencit: Ka tendenca të ngritjes së niveleve dhe prurjeve, si pasojë e reshjeve të shiut

dhe shkrirjes së borës.