Igor Tudor ka paralajmëruar se ndryshimi i trajnerit kryesor te Tottenham nuk do t’i zgjidhte menjëherë problemet e klubit, pasi presioni vazhdon të rritet pas një serie të vështirë rezultatesh.
Spurs pësuan një humbje të rëndë 5-2 ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, duke zgjatur një seri të mjerueshme nën drejtimin e Tudor.
Kjo humbje do të thotë që Tottenham ka regjistruar katër humbje radhazi që kur kroati mori drejtimin e përkohshëm në Londrën veriore – fillimi më i keq për çdo trajner në historinë e klubit – ndërsa gjashtë humbje radhazi në të gjitha garat kanë vendosur gjithashtu një rekord të padëshiruar.
“Njerëzit mendojnë se një trajner i ri do të vijë dhe gjërat do të ndryshojnë dhe problemet do të zgjidhen. Më bën të qesh. Kur njerëzit duan një trajner të ri, është një shpresë e re. Njerëzit gjithmonë duan shpresë të re se gjërat do të ndryshojnë, por realiteti është krejtësisht i ndryshëm. Realiteti nuk është ky.
“Në këtë botë ku të gjithë kanë një mendim, nuk mund të fitosh kurrë. Por si trajnerë duhet të përqendrohemi në atë që mund të ndryshojmë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të besojmë në vetvete”, ka thënë Tudor.
/GazetaBlic Sport


