Igor Tudor këmbëngul se Juventusi padyshim mund ta fitojë titullin këtë sezon dhe përballja me Interin vlen më shumë se tre pikë.
Derbi i Italisë me Interin luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kjo është një ndeshje që vlen më shumë se tre pikë, kështu që është më e lehtë për mua të përgatitem për këto ndeshje”, tha Tudor për DAZN Italia.
“Interi është një ekip i shkëlqyer, ata kanë lojtarë që janë tashmë të pjekur dhe me përvojë. Ne do të themi fjalën tonë, duam të përqendrohemi në pikat tona të forta dhe pastaj të punojmë në dobësitë tona. Në fund të ditës, do të shohim se kush do të bëjë më mirë”, tha trajneri kroat.
/GazetaBlic Sport/


