Sporti

Igor Tudor me “ultimatum”, nëse s’ka rezultate të mira ndaj Realit dhe Lazios, do të largohet nga Juventusi

10/21/2025 09:43
nga:Lorik J

Igor Tudor, trajneri i Juventusit, është nën kritika të ashpra nga tifozët e klubit pas një humbjeje 2-0 në Como në xhiron e shtatë të Serie A dhe një performance shumë të dobët.

Me këtë fitore, Como barazoi Juventusin në vendin e pestë me pikë. Kjo ishte humbja e parë për ekipin e Igor Tudor këtë sezon, por problemi është se Juventusi ka pesë barazime dhe një humbje në gjashtë xhirot e fundit nën drejtimin e Tudorit, si dhe një seri performancash të dobëta.

Kjo seri kulmoi me një humbje në Como. Tifozët e Juventusit në rrjetet sociale e kritikuan ashpër Tudorin.

Komentet “Tudor, kthehu në shtëpi” dhe hashtagu #TudorOUT” janë bërë virale. Mediat sulmuan gjithashtu Tudorin. Gazeta më e lexuar, Gazzetta dello Sport, publikoi për herë të parë një artikull me titullin “Të gjitha gabimet e Tudorit. Tani puna e tij varet në fije të perit dhe ai po e shpëton atë te Reali dhe Lazio”.

/GazetaBlic Sport