Igli Tare mund të rikthehet së shpejti në detyrën e drejtorit sportiv, këtë herë përtej Adriatikut. Ish-futbollisti i Kombëtares, i cili së fundmi ishte pjesë e Milanit, është nën “lupën” e një klubi arab, siç raporton gazetari italian Francesco Porzio.
Bëhet fjalë për Al Ahli, klub i cili militon në elitën e futbollit arab, të cilët janë në negociata të vazhdueshme me shqiptarin për t’ia besuar këtë rol të rëndësishëm. Përtej vështirësive të karakterit të Tares, drejtuesit e klubit arab besojnë se do ta gjejnë gjuhën e përbashkët me të për ta emëruar në vend të Rui Pedros i cili u largua në muajin shtator.
Nëse kjo tratativë realizohet, krahas projektit që do të marrë përsipër, Igli Tare do t’i dhuronte vetes një pagë të majme ku do të fitonte miliona euro. Sa i përket aventurës me Milanin, aventura e Tares nuk shkoi siç duhet, duke u larguar më herët seç pritej, shkak i vendimeve që nuk u përputhën me rezultatet në fushën e lojës.


