Ka një takim të vazhdueshëm në shtëpinë e Maurizio Sarri midis teknikut toskan dhe drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.
Sarri është ende i kontraktuar me Juventusin, por Zonja e Vjetër mund të përfundojë marrëveshjen një vit para skadimit të saj duke paguar 2.5 milion €.
Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelsea ka dalë si kandidati kryesor për të marrë detyrën në Lazio pasi që Simone Inzaghi kishte rënë dakord të bashkohej me Interin duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportit, Tare ishte në shtëpinë e Sarrit në Toskanë mbrëmjen e kaluar dhe bisedimet po shkojnë mirë.
Lazio duhet të përputhet me kërkesat ekonomike të Sarrit, ndërsa trajneri beson se skuadra aktuale është mjaft konkurruese dhe vetëm duhen disa nënshkrime për të bërë një hap përpara.
Sipas Sky Sport, Lazio gjithashtu kishte kontaktuar trajnerin e Bolognas, Sinisa Mihajlovic, por ish-mbrojtësi nuk është më një opsion.
/GazetaBlic Sport/


