Sporti

Igli Tare dënohet për sjelljet e tij pas ndeshjes ndaj Pisës

02/17/2026 15:30
nga:Mergim Rreci

Drejtori i Milanit, Igli Tare, u gjobit me 10,000 euro pas fitores 2-1 të kuqezinjve ndaj Pizës të premten, pasi protestoi në mënyrë ‘agresive’ ndaj gjyqtarit në fushë pas përfundimit të ndeshjes.

Drejtori sportiv i Rossonerëve do të duhet të paguajë 10,000 euro pasi “kontestoi në mënyrë agresive vendimet e gjyqtarit” pasi hyri në fushë në fund të ndeshjes, transmeton GazetaBlic Sport.

Milanit iu dha një penallti në pjesën e dytë, të cilën Niclas Fullkrug e humbi, por mesfushori i tyre, Adrien Rabiot, u përjashtua gjithashtu. Francezi mori dy kartonë të verdhë, i dyti për kundërshtim në minutat e fundit.

Rabiot do të humbasë ndeshjen e nesërme të Serie A kundër Comos, një ndeshje e shtyrë nga raundi i 24-të i ligës, e cila nuk u luajt më parë këtë muaj për shkak të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohej në San Siro.

/GazetaBlic Sport/