Sporti

IFAB shqyrton zgjerimin e VAR për të përfshirë kartonat e dytë të verdhë dhe kornerat përpara Kupës së Botës 2026

07/17/2025 13:14
nga:Lorik J

Futbolli mund të shohë ndryshime të mëdha në rregulla përpara Kupës së Botës 2026, me IFAB [Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit] që thuhet se po shqyrton një zgjerim të konsiderueshëm të rolit të VAR-it, raporton The Times.

Përditësimet e propozuara mund t’i lejojnë VAR-it të shqyrtojë më shumë incidente të bazuara në fakte, siç janë goditjet e kornerëve të dhëna gabimisht dhe kartonët e dytë të verdhë, të cilat aktualisht janë jashtë fushëveprimit të tij.

Ndryshimet synojnë të përmirësojnë qëndrueshmërinë në vendimmarrje, por rrezikojnë të zgjasin vonesat e ndeshjeve.

Diskutimet janë duke u zhvilluar tashmë, dhe nëse miratohen në takimin e ardhshëm vjetor të IFAB-it, rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 qershori 2026.

/GazetaBlic Sport