Lajme

Idrizi për vërshimet në Vushtrri: Gjendja nën kontroll, jemi jashtë qysh në mëngjes

01/07/2026 16:01
nga:Y I

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një lidhje direkte për Kosova Live ka folur për situatën e krijuar nga vërshimet.

Idrizi ka bërë të ditur se gjendja në komunën që ai drejton është e menaxhueshme dhe se deri më tani nuk ka pasur nevojë për evakuimin e asnjë familjeje.

Ai shtoi se bashkë me ekipet komunale janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.