Lajme

Idrizi nderon policët Zymberi e Bunjaku, të vrarë në veri të vendit

02/17/2024 15:55
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në vazhdën e nderimeve për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë, ka vizituar varret e zyrtarëve policor, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, të vrarë në veri të vendit.

Idrizi tha për se nderim po bëjnë edhe te heroi që “ra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Fillimisht ua uroj 16 vjetorin e pavarësisë të gjithë shqiptarëve ku janë, veçanërisht qytetarëve të Vushtrrisë. Sot bashkë me familjarët të dëshmorëve, përfaqësues të veteranëve, e institucioneve bashkërisht kemi bërë homazhe tek memoriali i martireve, varri i heroit Enver Zymberi dhe tani tek varri i Afrim Bunjaku, krejt kjo bëhet në shenjë përkujtimi e nderimi dhe sakrificës së dëshmorëve pa të cilët s’do mund të festohej sot”, tha Idrizi.

Por si e gjeti ky përvjetor Komunën e Vushtrrisë, tregon vetë Idrizi.

“Ky 16 vjetor e gjeti Vushtrrinë në realizimin e shumë projekteve, investimeve kapitale të cilat janë duke e ndryshuar pamjen e qytetit të Vushtrrisë”, tha ai./eo