Valdete Idrizi, kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka falënderuar familjen Maliqi për besimin, përkrahjen, dashamirësinë dhe dashninë që i’a kanë dhënë ndërvite, raporton GazetaBlic.
Idrizi theksoi se ndihet si në shtëpinë e saj kur është me këtë familje.
“Mbramë ishim mysafirë në familjen shumë të respektuar, familjen Maliqi, ku ndihem si në shtëpinë time, dhe prej ku gjithmonë e kam marrë mbështetjen e parezervë dhe bekimin.
Mbrëmë pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me këtë familje të madhe fisike dhe iu thashë se edhe 131 po të iu them falemnderit nuk mjaftojnë që t’i falemnderoj për besimin, përkrahjen, dashamirësinë dhe dashninë që ma kanë dhënë ndërvite”, tha Idrizi.
Tutje, shtoi se bashkë do ta bëjmë këtë vend më të mirë, e me Bedri Hamzën Kryeministër!


