Sporti

Idrizi asiston në barazimin e Schalkes

12/15/2023 21:35
nga:E K

Mesfushori, Blendi Idrizi ka vazhduar të jetë protagonistë në barazimin e Schalkes.

Schalke barazoi me Greuther Furth me rezultat 2:2 në Bundesligën 2.

Idrizi asistoi në golin e parë të kësaj ndeshjes.

Keke Topp shënoi pas një asistimi të mesfushorit nga Kosova.

25-vjeçar në katër ndeshjet e fundit ka një gol e dy asistime.

Ai në fakt ka vetëm gjashtë paraqitje këtë edicion për Schalken, por po e gjen formën gradualisht.

Idrizi në këtë ndeshje u vlerësua me notën 7.1