Sporti

Disa ndeshje interesante zhvillohen sot në Premier League, Rashica kërkon fitoren e radhës me Norwichin

02/09/2022 12:03
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen disa ndeshje të tjera në Premier League.

Skuadra e Manchester Cityt do të përballet me atë të Brentford, takim ku skuadra e Guardiolas synon që ta shtojë diferencën me përcjellësit në tabelë, shkruan GazetaBlic Sport.

Milot Rashica dhe skuadra e Norwichit do të jenë nikoqirë të skuadrës së Crystal Palace, ndeshje kjo shumë e rëndësishme për fatin e dy skuadrave.

Takime shumë interesante pritet të jenë edhe ato mes Tottenham dhe Southampton dhe Aston Villa – Leeds United.

/GazetaBlic Sport/