Lajme

IDF thotë se zbuluan një tunel të Hamasit që përdorej për të mbajtur pengje në Khan Younis

01/20/2024 22:43
nga:Sh R

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari ka thënë se trupat kanë zbuluar një tunel në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, ku Hamasi dyshohet se mbante pengje,

“Pasi trupat e IDF luftuan dhe vranë disa luftëtarë të Hamasit në hyrje, ata vazhduan poshtë tunelit, i cili përmbante eksplozivë dhe dyer rezistente ndaj shpërthimit”, ka thënë Hagari.

tha se pengjet që janë kthyer në Izrael thanë se ata kaluan pikërisht aty shumicën e kohës së tyre, shkruan CNN.

Megjithëse asnjë peng nuk ishte në tunel gjatë operacionit të IDF, Hagari tha se ata gjetën prova të pranisë së tyre, duke përfshirë një vizatim të bërë nga një pesëvjeçare.