Lajme

IDF: Pesë militantë të vrarë pas kërkimeve në zonën e Rafahut

11/25/2025 20:08
nga:Y I

Forcat e Brigadës Nahal të Ushtrisë Izraelite (IDF) kanë vrarë pesë militantë që kishin dalë nga tunelet dhe fillimisht kishin arritur t’i shpëtonin ndjekjes në Rafah lindore, njoftoi ushtria të martën.

Sipas IDF-së, operacioni u zhvillua pas një kërkimi pesëorësh që nisi në orët e para të mëngjesit, pranë Vijës së Verdhë — zona që shënon kufirin me territorin e kontrolluar nga forcat izraelite. Vëzhguesit dhe komandot e divizionit Golani kishin identifikuar fillimisht qelizën militante dhe kishin hapur zjarr nga ajri dhe toka, por të dyshuarit kishin arritur të largoheshin.

Pas kërkimeve të gjera në zonën e Rafahut, operacioni përfundoi me eliminimin e pesë militantëve. Ngjarja ndodhi teksa trupat izraelite po zhvillonin kontrolle të vazhdueshme në zonë.

IDF shtoi se dhjetëra militantë të Hamasit vijojnë të jenë ende të fshehur në tunelet e Rafahut lindor, të bllokuar pas Vijës së Verdhë.