Lajme

Identifikohet nga droni i policisë pasi tejkaloi në vijë të plotë- I hiqet patenta për 3 muaj shoferes!

05/18/2024 18:06
nga:Y I

Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Kjo kundërvatje është identifikuar përmes dronit të policisë.

Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, dy pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen P.O (F/K) emoshës 25 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvatje është identifikuar përmes dronit të policisë.

Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.