Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për një rast të të shtënave me armë zjarri në fshatin Gllogjan të Deçanit, i cili kishte ndodhur më 17 gusht.
Sipas njoftimit të Policisë, identifikimi i të dyshuarit është bërë më 21 shtator, pas hetimeve të zhvilluara nga zyrtarët e Stacionit Policor në Deçan, bazuar në informacione dhe video-incizime të siguruara gjatë hetimit.
Në koordinim me organet kompetente, policia ka kontaktuar me personin e dyshuar, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një pushkë dhe një karikator i së njëjtës armë.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.


