I dyshuari për aksidentin me fatalitet në Pejë, ku humbi jetën një këmbësor, ende nuk është kapur nga Policia.
Megjithatë, sipas njoftimit të fundit, i dyshuari është identifikuar, dhe njësitet policore janë në ndjekje të tij.
Pas aksidentit me fatalitet në rrugën, “Bill Klinton” në Pejë, ku një këmbësor kishte humbur jetën, njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin, i cili gjendet ende në arrati.
Ndërsa, sipas njoftimit të Policisë, vetura e tij është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.
Po ashtu, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
I dyshuari të dielën rreth orësh 00;45, kishte goditur me veturë viktimën këmbësor dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Vdes një këmbësor në aksident trafiku në Pejë
Siç kishte njoftuar Policia, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Rr. Bill Klinton, Pejë, 26.11.2023-00:45. Viktima mashkull kosovar -këmbësor, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që është goditur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin i cili gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë, në raportin 24-orësh.


