Lajme

Identifikohen dy serbët e dyshimtë që u panë në Deçan, Prokuroria fillon hetimet

07/17/2021 16:44
nga:M K

Ditë më parë në media u raportua se më 27 qershor dy të rinjë të nacionalitetit serb janë parë pranë një pusete me ujë në Deçan.

Të njëjtit po dyshohen se kanë mundur të hedhin diçka në ujë ku u helmuan afro 1500 deçanas.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se të njëjtit janë identifikuar dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.​

Njoftimi:

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se, lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ashtu që është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.​