Lajme

Ideja e VV-së për shtyerjen e afatit për regjistrim të partive për zgjedhjet e 18 dhjetorit diskutohet në KQZ, momentalisht nuk ka vendim

11/21/2022 14:08
nga:N M

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendose Alim Rama ka kërkuar shtyrje të afatit për cerfitikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e 18 dhejtorit në Veri, kërkesë kjo që tashmë zyrtarisht po shqyrtohet në KQZ, raporton Gazeta Blic.

Kështu është njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ju njoftoj se çështja e ndryshimit të disa afateve të aktiviteteve zgjedhore, në mesin e të cilave edhe afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje, është duke u trajtuar dhe do t’iu njoftojmë me kohë gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Sipas tyre deri sot është pranaur vetëm një kërkesë për certifikimin për zgjedhjet e 18 dhejtorit.

“Deri më tani (21 nëntor, 14:00) KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Subjekti politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vetëvendosje kërkon shtyrjen e afatit për regjistrim në zgjedhjet në Veri

Takimi i Brukselit / Palët nuk arrijnë asgjë – Serbia kundërshton çdo propozim të Kurtit – Kërkon me urgjencë themelimin e Asociacionit