Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, kontrata e të cilit me Galatasaray do të përfundojë në fund të sezonit ka theksuar se do të qëndrojë në Stamboll.
Ai shënoi 10 gola në 17 ndeshje në Galatasaray. Lojtari argjentinas bëri historinë e verdhekuqve duke shënuar golin e 600-të të Galatasarayt në stadiumin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Duke folur për TNT Sports Argentina, Mauro Icardi tha se është i lumtur në Galatasaray dhe dëshiron të qëndrojë në Stamboll.
“Mezi pres të qëndroj këtu. Nuk dua të kthehem në Paris Saint-Germain. Ndjehem sikur jam lojtari më i mirë në botë këtu. Ka shumë interes për mua këtu,” tha lojtari.
/GazetaBlic Sport


