Në një intervistë me gazetaren Susana Gimenez, Wanda Nara është rikthyer për të folur për jetën e saj private, e cila në fakt është kthyer në një telenovelë të vërtetë argjentinase.
Ajo ka zbuluar sesi bashkëshorti i saj, Mauro Icardi, kishte kërcënuar se do të pensionohej nga futbolli në rast ndarjeje, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më ndoqi për të më kërkuar, për të folur. Më tha që nëse ndaheshim do të tërhiqej nga futbolli. Ishte ai që më tha se atje me vajzën që flitej ishte një takim dhe se nuk ishte asgjë, se ishte marrëzi, gabimi i jetës së tij. ”, tha fillimisht Wanda Nara.
Zonja Icardi shton: “Mauro më tha si shkuan punët, i vjen keq. E shikova në sy, ishim vetëm, besoj në keqardhjen e tij. Mendoj se nuk është ajo çfarë duam. E kuptoj që një lojtar ka një milion mundësi , por i besoj verbërisht Mauros”, përfundoi ajo.
/GazetaBlic Sport


