Golashënuesi i Galatasaray, Mauro Icardi mund të humbasë ndeshjen e nesërme në shtëpi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, raporton Goal Turkiye.
Futbollisti ka pësuar një lëndim gjatë fitores 2:1 ndaj Besiktasit në kampionatin turk, në të cilin shënoi të dy golat për skuadrën e tij.
Galatasaray ka lëshuar një deklaratë zyrtare për gjendjen e 30-vjeçarit argjentinas.
“Icardi ka pësuar dëmtim të tendinit peroneal në kyçin e këmbës së tij të djathtë, siç u zbulua nga skanimet MRI të kryera në spitalin tonë sponsorizues. Trajtimi i lojtarit tonë ka filluar.”
Sipas informacioneve të mediumit turk Fanatik, lëndimi i Icardit nuk është i rëndë, por lojtari ka dhimbje. Argjentinasi thuhet se mund të luajë me injeksione në ndeshjen kundër Bayernit, por është e paqartë nëse klubi do të rrezikojë ta përdorë atë.
/GazetaBlic Sport


