Sipas mediumit italian, Calciomercato, futbollisti argjentinas Mauro Icardi është i gatshëm të ulë pagën e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain dhe të luajë më rregullisht, pasi tek klubi francez nuk po gjen shumë hapësira.
Këtë sezon, futbollisti ka shënuar 3 gola në 657 minuta, të ndarë në 14 ndeshje, shifra që tregojnë preferencën e trajnerit Mauricio Pochettino ndaj yjeve të tjerë si Messi, Neymar dhe Mbappe për formacionin titullar të kryeqytetasve, përcjell GazetaBlic Sport.
Objektivi i tij është Atletico Madrid, pasi Mauro Icardi me sa duket i beson trajnerit argjentinas, Diego Pablo Simeone që të rikthehet në qendër të vëmendjes së futbollit evropian.
Përveç kësaj, madrilenët janë në kërkim të një sulmuesi të ri në treg.
/GazetaBlic Sport


