Sporti

Ibrakovic: Objektivi i Prishtinës është vendi i katërt në Superligë

04/10/2022 15:40
nga:L J

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic ka folur pas fitores ndaj Malishevës.

Prishtina ka fituar ndaj Malishevës me rezultatin 3-2, për të marrë tre pikë mjaft me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Ibrakovic ka theksuar se objektivi i Prishtinës është vendi i katërt, teksa shtoi se ka pushuar disa lojtarë, shkaku i orarit të ngjeshur.

“Ne gjithmonë kemi shiku lartë, në çdo lojë shkojmë për fitore, për këtë kemi bë disa ndryshime, kemi fut në lojë kualitetin tonë dhe kjo po vërehet”, tha fillimisht Ibrakovic për Art Sport1.

“Duhet me na kuptu edhe neve, kemi pas një ndeshje shumë të vështirë të enjten, i kemi pushuar disa lojtarë, e di që kjo nuk është e thjeshtë, por ne duhet të veprojmë në këtë mënyrë dhe të pushojmë lojtarë”, vazhdoi ai.

“Qëllimi është vendi i katërt në tabelë. Prishtina gjithmonë do të fitojë, ky është qëllimi ynë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport