Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Prishtina ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Ulpianës, shkruan GazetaBlic Sport.
Qëndrim Zyba dhe Leotrim Kryeziu shënuan golat e fitores për skuadraën nga kryeqyteti.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për skuadrën e trajnerit Ibrakovic, i cili u deklarua i lumtur me fitoren.
“Duhet të pranojmë se kemi probleme me ndërrimin e shpeshtë të stadiumeve. E kemi shumë të vështirë të përshtatemi çdo javë në terrene të reja. Në pjesën e dytë ishim shumë më agresivë dhe arritëm t’i fitonim duelet në mënyrën e duhur”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


