Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës.
Prishtina ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i Micit nga penalltia që i dha fillimisht avantazhin skuadrës së Ibrakovic. Por, në pjesën e dytë, Llapi arriti të barazoi rezultatin poashtu përmes një penalltie.
Arbnor Ramadani shënoi për shifrat 1 me 1. Megjithatë, Prishtina nuk u dorëzua, atje ku në fund të ndeshjes shënoi edhe golin e fitores nëpërmjet Endrit Krasniqit.
Duhet cekur që Prishtina luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi që Agim Zeka u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.
Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Prishtinës, Ibrakovic, ku u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Ekipa funksionoi mirë dhe arritëm ta marrim rezultatin e duhur edhe pse luajtëm me një lojtar më pak. Qëllimi i Prishtinës është të marrë fitore në çdo ndeshje. I përgëzoj futbollistët për lojën e tyre”.
/GazetaBlic Sport.


