Sporti

Ibrahimovici i Kosovës mund të mbetet te Heidenheimi, skuadra gjermane e do kartonin e plotë

10/24/2025 14:13
nga:N K

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimovic mund të transferohet te Heidenheimi gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Ibrahimovic është huazuar nga Bayern Munchen te skuadra tjetër gjermane, kjo e fundit tashmë e do kartonin e plotë të futbollistit, shkruan Indeksonline

19-vjeçari ka luajtuar shtatë ndeshje me Heidenheimin në Bundesliga dhe i ka impresionuar të gjithë atje.

Kujtojmë që futbollisti po kërkohet me ngulm edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, por ende nuk ka një përgjigje definitive nga ai. Kujtojmë që Arijoni luan te Gjermania U21.