Zlatan Ibrahimovic tani punon si konsulent për Milanin pas një karriere fantastike në klubet më të mira evropiane.
Tifozët vazhdojnë ta ndjekin punën e tij dhe tani ai i ka befasuar shumë me përzgjedhjen e tij të futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, veçanërisht për shkak të pozicionit të tretë ku e renditi Lionel Messin dhe lënies jashtë të Cristiano Ronaldos, shkruan GiveMeSport.
3. Lionel Messi
Pavarësisht se është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit, me 46 trofe të mëdhenj në karrierën e tij, Lionel Messi u detyrua të kënaqej me vendin e tretë në listën e Ibrahimovic. Edhe pse luajtën së bashku për një kohë të shkurtër te Barcelona, suedezi nuk është i bindur se argjentinasi është më i madhi i të gjitha kohërave. “Për vendin e tretë, do të thoja Messi. Nuk jam i sigurt nëse ka ende diçka për të fituar”, tha Ibrahimovic.
2. Diego Maradona
Debati i përjetshëm se kush ishte më i mirë, Pele apo Diego Maradona, ka shënuar një epokë të tërë në futboll. Ibrahimovic dha përgjigjen e tij duke e vendosur Maradonën në vendin e dytë, ndërsa e la lojtarin më të madh brazilian të të gjitha kohërave jashtë listës. “Do t’ia jap pozicionin e dytë Maradonës. Për mua, ai ishte i vërtetë. Ai bëri gjithçka me zemrën e tij, me emocionet e tij”, tha 44-vjeçari.
1. Ronaldo Nazario
Në krye, si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, për Ibrahimovicin është Ronaldo Nazario. Ish-lojtari i kombëtares suedeze nuk e fshehu kurrë se fenomeni brazilian ishte idhulli i tij, gjë që e konfirmoi duke thënë: “Sipas mendimit tim, Ronaldo, një fenomen, një brazilian, ai ishte futbollisti më i mirë. Kur shikon lojtarë të caktuar, përpiqesh t’i imitosh të nesërmen.”
/GazetaBlic Sport/


