Sporti

Ibrahimovic vazhdon rrugën e rikuperimit: Jam më i fortë se më parë

08/11/2022 23:14
nga:E K

Për SportItalia sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka folur për rrugën e rikuperimit nga dëmtimi i gjurit.

Sulmuesi veteran u shpreh se lëndimi nuk e ka dëmtuar atë dhe se do kthehet më i fortë se kurrë.

“Jam në krye, jam më i fortë se më parë”, ishte përgjigja sulmuesi të Milanit.

Suedezi aktualisht po rehabilitohet në Milanello.