Sporti

Ibrahimovic: Titullin ia dedikoj Raiolas – ai më tha të transferohem tek Milani dhe ta rikthejë lavdinë e klubit

05/23/2022 08:40
nga:Lorik J

Zlatan Ibrahimovic fitoi titullin e kampionit të Italisë me Milanin, i pari për klubin e famshëm pas 11 vitesh.

40 vjeçari festoi si i çmendur deri në orët e vona bashkë me shokët e ekipit që ia dolën të triumfojnë pas kaq shumë vitesh, përcjell GazetaBlic Sport.

Ibra ia dedikoi këtë triumf të ndjerit, Mino Raiola – i cili e kishte në menaxhim.

“Nëse ndihem mirë fizikisht, do të vazhdoj të luaj. Kur jam në fushë, bëj diferencën”, tha sulmuesi, i cili ka shënuar tetë gola në 1167 minuta këtë sezon. Ai ia dedikoi trofeun Mino Raiolas, agjentit të tij që u nda nga jeta së fundmi.

“Kjo është për Raiolën. Ai donte të më shihte në Milano, më tha se mund ta shpëtoja klubin dhe ta ktheja në nivelin më të lartë. Çfarë do të më këshillonit të bëja? Të luajë edhe 10 vite të tjera dhe të marr aq para sa është e mundur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport