Sporti

Ibrahimovic pritet të jetë nesër titullar, kjo gjë nuk ndodhte që nga 5 maji

10/22/2021 15:24
nga:Mergim Rreci

Zlatan Ibrahimovic pritet të përfshihet nesër në formacionin titullar të Milanit kundër Bolognas, duke nisur ndeshjen e tij të parë pas pesë muajsh.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Stefano Pioli ka të ngjarë të zgjedhë suedezin si sulmuesin e vetëm të Milanit në ndeshjen e tyre në “Dall’Ara”.

Ibrahimovic e filloi ndeshjen e tij të fundit më 5 maj, në fitoren 3-0 të kuqezinjve ndaj Juventusit, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjatë asaj ndeshje, ai mori një dëmtim në gju që e detyroi të humbasë Euron dhe ndeshjet hapëse të sezonit.

40-vjeçari ka tre paraqitje në të gjitha garat deri më tani në këtë edicion.

Sidoqoftë, ai gjithmonë ka dalë nga stoli si zëvendësues, duke shënuar një gol kundër Lazios në fitoren 2-0 në San Siro.

Ibrahimovic luajti 32 minuta kundër Porto të martën, duke zëvendësuar Olivier Giroud në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/