Sporti

Ibrahimovic: Nuk më besohej kur vetëm dy apo tre bashkëlojtarët më thanë se kanë luajtur në Champions League

09/17/2021 10:17
nga:E K

Milan u rikthye këtë edicion në Champions League pas shtatë vitesh mungese në garën më të madhe evropiane për klube.

Zlatan Ibrahimovic pranoi se nuk mund ta besonte kur pyeti shokët e tij të skuadrës së Milanit nëse ata kishin luajtur në Ligën e Kampionëve dhe vetëm dy ose tre lojtarë thanë po, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dje, për shumë lojtarë ishte hera e parë në Champions, por tani ata e dinë se çfarë është dhe çfarë duhet të bëjnë për të luajtur atje. Jam i lumtur për shokët e skuadrës. Mbaj mend që në fund të sezonit të kaluar pyeta se sa kishin luajtur në Ligën e Kampionëve dhe vetëm dy ose tre ngritën duart. Mendova se ishte një shaka, por ishte e vërtetë. Të luash në Champions të jep një energji tjetër, më shumë adrenalinë. Mezi pres të luaj në Ligën e Kampionëve në San Siro“, tha Ibrahimovic.

Milan u mposhtë nga Liverpool në Anfield me rezultat 3-2.

/GazetaBlic Sport.