Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka mohuar zërat se Ibrahimovic ka ofenduar referin pasi u largua nga loja.
Ibrahimovic u largua me karton të kuq në minutën e 60’të në ndeshjen e Milanit kundër Parmës, shkruan GazetaBlic Sport.
Milan megjithatë arriti ta mposht Parmën me rezultat 1-3.
Pioli në një prononcim për Sky Italia tregoi se çka i kishte thënë Ibra gjyqtarit.
“Ai më tha se i tha gjyqtarit, ‘A nuk nuk të intereson çfarë të them’?”, tha trajneri i Milanit.
Ibrahimovic u largua nga loja për shkak të sjelljeve jo sportive.
Milan gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 63 pikë, 8 më pak se Inter që ndodhet në pozitën e parë.
/GazetaBlic Sport.


