Sporti

Ibrahimovic luajti sot përkrah djalit të tij 16 vjeçar tek skuadra e Milanit

02/15/2023 17:52
nga:Mergim Rreci

Skuadra kryesore e Milanit luajti këtë të mërkurë kundër asaj U-18 dhe Zlatan Ibrahimovic luajti për ekipin e të rinjve dhe përkrah djalit të tij, Maximilian, i cili është vetëm 16 vjeç.

Shtypi italian zbuloi se Ibrahimovic luajti si sulmues dhe djali i tij si anësor i djathtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Golashënuesi suedez nuk ishte përfshirë në listën për Champions League, ndaj nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen e së martës kundër Tottenhamit.

Ibrahimovic, i cili ka qenë jashtë fushës që nga maji 2022 për shkak të lëndimit, u thirr në skuadër për herë të parë në ndeshjen e javës së kaluar kundër Torinos.