Ish-sulmuesi i Milanit dhe këshilltari aktual i drejtuesve të klubit – Zlatan Ibrahimovic, ka komentuar gjendjen e skuadrës gjatë prezantimit të Santiago Jimenez si lojtari i ri i kuqezinjve.
“Kemi pasur momente të mira dhe të këqija gjatë sezonit, por kemi fituar vetëm një trofe deri më tani (Superkupën e Italisë). Mendoj se do të jetë më mirë tani”, tha Ibrahimovic për mediat italiane.
“Çfarë na mungon? Mendoj se qëndrueshmëria. Pamë që nuk ishim të kënaqur dhe donim të gjenim diçka të re. E forcuam ekipin, do të shohim nëse mund ta zvogëlojmë diferencën me drejtuesit. Për mendimin tim, ekipi është më i mirë”, tha legjenda suedeze.
Ai foli për ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror: “Dje ishte një ditë shumë e ngarkuar, por ne e kishim kontrollin. Arritëm të bënim gjithçka që donim, duke forcuar ekipin, duke sjellë pesë lojtarë dhe duke liruar pesë të tjerë. Jemi të kënaqur. Kjo do të jetë skuadra që do të ndryshojë situatën tonë”.
“Ishte i ngarkuar dhe shumë intensiv. Ne e morëm Sottil një minutë e gjysmë para se të mbyllej merkato, ishte një stres i plotë. Faleminderit avokatëve dhe sekretariatit. Kuptova sa i fortë ishte Mino Raiola me gjithë respektin tim për agjentët tjerë”, përfundoi Zlatan.
/GazetaBlic Sport


