Sporti

Ibrahimovic ka një koment për Mourinhon pak para ndeshjes kundër tij

10/31/2021 20:26
nga:Lorik J

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic lavdëroi Stefano Piolin dhe Jose Mourinhon si “trajnerë të mëdhenj” përpara ndeshjes kundër Romës dhe tha se ai duhet të luajë sa më shumë që të jetë e mundur.

“Më duhet të luaj dhe sa më shumë të luaj, aq më mirë është”, tha Zlatan për MilanTV.

“Nuk e dija se mund të arrijë 400 gola në ligë sonte, por ky nuk është qëllimi im.”

Ish-trajneri i tij Mourinho ballafaqohet për herë të parë me Piolin dhe 40-vjeçari lavdëroi të dy trajnerët përpara ndeshjes së madhe në Olimpico.

“Le të shpresojmë që të jetë një ndeshje e mirë për të gjithë,” vazhdoi ai.

“Ata janë dy trajnerë të mëdhenj që duan të fitojnë. Njëri ka pasur një karrierë të shkëlqyer, ndërsa tjetri ka fituar më pak trofe, por mund t’i fitojë tani. Tani, unë jam në anën e Piolit”, përfundoi Zlatan.

/GazetaBlic Sport