Sporti

Ibrahimovic i lumtur me rikthimin e tij në kombëtaren e Suedisë

11/08/2021 22:44
nga:E K

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Suedi pasi humbi Euro-2020 për shkak të lëndimit.

Sulmuesi i Milanit u shpreh i lumtur me rikthimin e tij te skuadra kombëtare, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është mirë që më në fund jam këtu. Jam i lumtur që mund të ndihmoj dhe të luaj. Me vetëbesimin tim, jam i sigurt se gjithçka do të funksionojë. Ishte e vështirë [të qëndroja jashtë EURO 2020], por duhej të isha i sinqertë me veten time, nuk isha njëqind për qind. Nëse Janne [Andersson] dëshiron që unë të luaj të dyja ndeshjet, unë do t’i luaj ato. Nëse doni që unë të luaj vetëm një, do ta bëj. E gjitha varet nga ajo që ai dëshiron”, tha 40 vjeçari.

Suedia do të përballet me Gjeorgjinë dhe Spanjën.

/GazetaBlic Sport/