Sporti

Ibrahimovic e urrente Cavanin – zbulohet marrdhënia e acaruar e ish dyshes së PSG

04/30/2022 13:43
nga:E K

Ish futbollisti francez, Michael Ciani, pretendon që Ibrahimovic i ka rrëfyer atij që e urrente Cavanin.

Raportet mes Cavanit dhe Ibrahimovic ishin vënë në pikëpyetje edhe në atë kohë kur dyshja mbronin ngjyrat e të njëjtit klub, PSG, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ata nuk e kuptuan njëri-tjetrin. Ibrahimovic nuk Cavani merret vëmendje. Ose je me Ibrën ose je kundër tij”, tha për RMC Sport ish-qendërmbrojtësi francez, i cili ishte bashkëlojtari i Ibrahimovicit në LA Galaxy.

“Ai më tha se gjithçka ishte në rregull me Laurent Blanc në PSG, i vetmi person që nuk i pëlqente ishte Cavani. Ai më tha se urrente vetëm tre-katër lojtarë në të gjithë karrierën e tij dhe njëri prej tyre ishte Cavani”, përfundoi Ciani.

/GazetaBlic Sport/