Sporti

Ibrahimovic dhe Kessie gati për ndeshjen ndaj Lazios

09/07/2021 17:39
nga:Lorik J

Dyshja e Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie po punojnë për të qenë gati për ndeshjen kundër Lazios pas pushimit ndërkombëtar.

Sipas Sky Sport Italia, lojtarët janë kthyer në stërvitje me kuqezinjtë dhe kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e ardhshme të Serie A në San Siro, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy lojtarët tani pritet të luajnë ndeshjen e tyre të parë në sezonin 2021-22 kundër Biancocelestëve.

Ibrahimovic dhe Kessie munguan në dy ndeshjet e para kundër Sampdoria dhe Cagliari.

/GazetaBlic Sport