Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në takimin e sotëm virtual që do të mbahet me kërkesë të ministrit Vitia, temë kryesore do të jetë heqja e orës policore.
Këtë e tha ai në një prononcim në “Kanal10”, duke konfirmuar se një nga kërkesat kryesore të kryetarëve është zgjatja e orarit të qarkullimit në 24 orë, respektivisht largimi i masave aktuale, përcjell GazetaBlic.
“Janë shumë arsye. Një nga to është edhe puna e bujqve. Koha e mirë, pra sezona e verës dhe ardhja potenciale e mërgimtarëve, janë disa nga arsyet kryesore”, tha ndër të tjera Ibrahimi.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/