Lajme

Ibrahimi: Pse kryeministri pranon t’ia paguaj një shtet tjetër shpenzimet dhe t’i hyj borxh atij shteti?

07/14/2021 12:06
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Greqi, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se Kurti nuk është dashur të pranoi që shpenzimet t’ia kryej një shtet tjetër.

“Janë disa gjëra bazike që qeveritarët e ri duhet ti mësojnë ASAP spse çdo veprim i tyre sot, e implikon shtetin dhe jo vetëm partinë”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

“When in a whole stop digging, është një fjalë amerikane që do ti shkonte për shtat deklaratave konfuze të qeverisë rreth vizitës së kryeministrit në Greqi.

Pse kryeministri pranon të ja paguaj një shtet tjeter shpenzimet dhe ti hyj borgj atij shteti?

Janë disa gjëra bazike që qeveritarët e ri duhet ti mësojnë ASAP spse çdo veprim i tyre sot, e implikon shtetin dhe jo vetëm partinë.

P.S.  kryeministri ish dashur ti ndërprej që momentin e parë pushimet dhe të përballet me situatën nê Deqan.

E konfirmon zëdhënësi i Qeverisë: Albin Kurti ishte i ftuar me familje në Simpoziumin SYMI që është mbajtur në Greqi