Lajme

Ibrahimi: E pafalshme qysh Qeveria dhe opozita asnjë fjalë rreth deklaratave të Dick Martyt

04/13/2022 14:22
nga:N M

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë folur rreth temës që tash  sa ditë po diskutohet në opinion e që ka të bëjë me një deklaratë të Dick Martyt, i cili tha se shërbimet serbe kishin tentuar ta vrisnin, raporton Gazeta Blic

Sipas Ibrahimit Qeveria por edhe partitë që janë në opozitë duhet të flain për këtë cëshjte e jo të heshtin.

Reagimi i plotë:

Është e pafalshme dhe e pakuptueshme heshtja dhe indiferenca e qeverisë pas zhvillimeve rreth Dick Marty dhe rrezikimit të tij nga shërbimet sekrete serbe.

Por pothuajse po aq e pafalshme është edhe heshtja e partive opozitare LDK, PDK dhe AAK.

Për shtetin ka përgjegjësi edhe qeveria edhe opozita.

Koha për kalkulime nuk është tash. Lufta politike kur interesat e vendit janë në rrezik, I kontribuojnë mu atyre përpjekjeve kundër interesave shtetërore.

U miratuan 18 vendime të rëndësishme, flet Kurti për mbledhjen e sotme të Qeverisë