Lajme

Ibrahimi: Dëmi që u është shkaktuar komunave nga kontratat kolektive – deri në 35 milionë euro

08/22/2022 23:24
nga:Gazeta Blic

Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, sontë në Prime Time me Xhemajl Rexhën ka komentuar paditë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.

Ibrahimi ka thënë se paditë që do t’i dorëzojnë nesër janë bërë nga komunat, e jo AKK-ja, raporton Gazeta10.

“Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë e kanë barrën kryesore sa i përket zbatimit të kontratave kolektive, mirëpo barrën financiare i kanë komunat. Do të thotë, niveli qendror i ka nënshkruar këto dy marrëveshje, që sipas mendimit tonë nuk është dashtë të nënshkruhen pa konsulta me komuna, pasi hisedarët kryesorë janë komunat. Nuk jemi kundër kontratave kolektive si të tilla, por jemi kundër se si po i merret komunave buxheti për zbatimin e tyre”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, Ibrahimi ka bërë të ditur se dëmi që është shkaktuar nga këto kontrata kolektive arrin deri në 35 milionë euro.

“Vlerësimet tona, në bazë të informatave që kemi marrë nga komunat, shkon që dëmi që iu është shkaktuar komunave është deri në 35 milionë eurove”, ka deklaruar ai.