Showtime

Ibrahim Tatlises përlotet në emisionin e tij, shkak dueti me vajzën

08/06/2022 23:40
nga:Mergim Rreci

Legjenda e muzikës turke, Ibrahim Tatlises, u rikthye në emisionin e tij “Ibo Show”, pas disa problemeve shëndetësore dhe pauze 9 vjeçare.

Ai në muajt e fundit ka ftuar edhe familjar të tij që merren me muzikë, si djalin Ido dhe vajzën Dilan.

Pikërisht një duet me vajzën e tij gjatë “Ibo Show”, përloti këngëtarin turk.

Ata kënduan së bashku këngën e famshme “Aramam”.