Sporti

Ibra: E kisha premtuar titullin kur u riktheva, këtë trofe ia dedikoj Raiolës!

05/22/2022 23:29
nga:E K

“Ky është titulli që më ka kënaqur më shumë. Kur erdha mbaj mend që në konferencën për shtyp më thanë që kush kthehet ku ka luajtur zakonisht bën më keq dhe rrezikon të dështojë”, ka theksuar menjëherë pas fitimit të titullim, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez nuk ka nguruar t’iu kujtojë të gjithëve se ai ka mbajtur premtimin e dhënë, se do të kthente Milanin në majë.

“Unë premtova që do të rikthej Milanin në majë dhe do të fitoja titullin. Shumë qeshnin, por ja ku jam këtu si kampion, me një skuadër tek e cila nuk besonin të gjithë. Sakrifikuam dhe vuajtëm, kur bën kështu gjithçka mund të ndodhë. Këtë vit kam vuajtur shumë, nuk po hyj në detaje. Në ditët në vazhdim do të flas për gjithçka që më ka ndodhur.

Ditën e parë ishte një tjetër Milan. Çdo ditë kam bërë atë që bëj gjithmonë dhe jam munduar tua transmetoj më të rinjve. Ka ndodhur diçka e pabesueshme. Jam munduar të ndihmoj brenda dhe jashtë fushës, skuadra ka qenë e gatshme. Grupi është i fortë dhe trajneri ka bërë gjëra të mëdha.

Para 2 vitesh ishim në krizë, por punuam në qetësi dhe në fund fituam ne. Që kur kam ardhur jemi renditur të dytët dhe më pas të parët. Mungonte vetëm trofeu. Trajneri më ka dhënë përgjegjësi dhe hapësira për të qenë vetja. 3 muajt e fundit më thotë që është i stresuar, por është normale.

Kur të jem mirë fizikisht do të jap përgjigje të tjera. Nëse do të jem mirë, kjo nuk do të jetë ndeshja e fundit, varet se çfarë do të ndodhë këto ditë. Këtë titull ia dedikoj Mino Raiola, është i pari trofe që fitoj pa të. Ai më tha që vetëm unë mund ta shpëtoja atë Milan”, ka thënë sulmuesi i Milanit.