Sporti

Ibra dëshiron mikun e tij si drejtor sportiv në ekipin e Milanit

03/12/2024 13:43
nga:Lorik J

Zlatan Ibrahimovic është duke u vendosur në rolin e tij të ri si drejtor i Milanit, përgjegjës për koordinimin midis menaxhmentit dhe ekipit të parë të kuqezinjve.

Si këshilltar në klub, Ibra ka një fjalë për transferime, qofshin ata në skuadër apo në menaxhim. Ai madje ka identifikuar tashmë se kush do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit.

Ky është Jovan Kirovski i cili aktualisht punon në stafin e trajnerëve të Los Angeles Galaxy, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Ibrahimovic ka marrëdhënie të mira me Kirovskin, i cili gjatë karrierës së tij futbollistike u bë amerikani i parë që nënshkroi për Manchester United.

Përveç “djajve të kuq”, Kirovski ka punuar edhe për Borussia Dortmund, Sporting Lisbonës, Crystal Palace dhe Birmingham.

/GazetaBlic Sport